Gjon Muharremaj interpreton këngën “Karma” të Anxhela Peristerit

Në edicionin e sivjetmë të “Eurovisionit”, dy shqiptarë ishin në garë në finalen e madhe, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Anxhela Peristerin, e cila përfaqësoi Shqipërinë dhe Gjon Muharremaj, i cili përfaqësoi Zvicrën.

Gjoni arriti të renditet i treti në këtë garë me këngën “Tout L’Univers”, ndërsa me votat e jurisë së shteteve ishte i pari.

Në rrjetin social Twitter po qarkullon një video, në të cilën Gjoni shihet duke kënduar këngën “Karma” të Anxhelës.

 

Këngëtari provoi ta këndonte një pjesë të këngës, por nuk arriti ta dinte gjithë tekstin.

Ndryshe, Gjon Muharremaj u vlerësua lart edhe nga artistët e fytyra të tjera publike për interpretimin në “Eurovision”. /Lajmi.net/