Gjon Karrica ‘Lugati’, paralajmëron publikimin e këngës së re “Wow” të premten

Gjon Karrica ishte një prej banorëve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ai u detyrua që ta ndërpresë garën e tij në këtë spektakël për shkak të problemeve shëndetësore.

Sido që të jetë, Gjoni po tregohet mjaft aktiv edhe nga jashtë shtëpisë, ku menjëherë i është futur punës për realizimin e këngës së tij më të re.

 

Ai ka bërë të ditur se kënga me titull “Wow” do të publikohet së bashku me klip këtë të premte.

“Projekti për të cilin kam punuar më shumë se një vit, që falë jush është bërë viral në të gjitha rrjetet sociale, më në fund vjen të premten 03.02.23 në të gjitha platformat digjitale”, ka shkruar këngëtari i njohur me nofkën ‘Lugati’ në një postim në Instagram.

 

Përndryshe, videot e Gjonit brenda shtëpisë janë bërë virale gjithandej nëpër rrjetet sociale, duke e kthyer atë në një prej personazheve më të dashur të publikut të BBVK. /Telegrafi/