Gjobitja nga sistemi “Safe City” fillon nga fillimshkurti

Sistemi “Qytet i Sigurt- Safe City” për regjistrimin dhe sanksionimin automatik të kundërvajtjeve në komunikacion zyrtarisht do të fillojë me gjoba më 2 shkurt, një muaj më vonë nga data e paralajmëruar më herët, 1 janari, raporton transmeton “360 shkallë”, duke u thirrur në burime nga MPB.

Autoritetet kanë vendosur ta shtyjnë fillimin për shkak të nevojës për kontrolle të tjera teknike dhe harmonizim të procedurave juridike. Kamerat do të jenë aktive në territorin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë autostradave.

Sistemi aktualisht është në fazën e testimit për njohjen e targave të automjeteve dhe dërgim të paralajmërimeve deri te shoferët.

Mundësinë e shtyrjes së sistemit së fundmi e paralajmëroi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili theksoi se sistemi ka nevojë për përmirësim.

Sistemi do të funksionojë me kamera fikse që do të regjistrojnë kundërvajtje në komunikacion, si tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në semafor të kuq, automjetet e paregjistruara, dhe do të plotësohet me automjete të specializuara policore që do të detektojnë parkimin e parregullt dhe kundërvajtjet e tjera.