Gjobitet me 400 euro kompania që vendosi reklamë mbi muralin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë

Është hequr reklama e vendosur mbi muralin e Nexhmije Pagarushës të shtunën në mesditë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë parë Inspektorati i Komunës së Prishtinës dhe Policia.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se kompania e cila ka vendosur reklamën është gjobitur me 400 euro.

“Uroj që të ngritet vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla”, ka thënë ai.