Gjobiten 96 shoferë në Shkup, 17 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 96 dënime prej të cilave 17 janë për tejkalim shpejtësie, 10 për vozitje pa leje, 4 për mosregjistrim të automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 8 masa për përdorim të telefonit, 5 për kalim në të kuqe dhe 4 për mospërdorim të rripit të sigurisë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.