Gjobiten 265 shoferë për vozitje të shpejtë

Gjatë ditës së djeshme (01.10.2021) Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar kontrollet në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, për të sanksionuar shoferët të cilët vozisin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, transmeton TV21. Siç njoftojnë nga MPB janë sanksionuar 265 shoferë për vozitje të shpejtë. 158 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar jashtë zonave të banuara, ndërsa 107 në zonat e banuara./TV21