Gjobiten 195 shoferë, 25 kanë vozitur pa patentë shoferi

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme policia ka dënuar 195 shoferë.

Nga MPB-ja informuan se nga të sanksionuarit 25 kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 19 janë dënuar për vozitje më shpejtë se shpejtësia e lejuar, gjashtë për vetura teknikisht një në rregull dhe vetura të paregjistruara.

Janë shqiptuar 15 sanksione për përdorim të telefonit celular, tetë për mospërdorim të rripit të sigurisë, shtatë kundërvajtje për shoferët e motoçikletave dhe 57 për vetura të parkuara jashtëligjshëm.

Policia paralajmëroi se kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion.