Në territorin e qytetit të Shkupit dje policia shqiptoi gjithsej 139 masa, duke përfshirë 61 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, shtatë për ngasje pa patentë shofer, dy shkelje të kryera nga motoçiklistët.
Gjashtë gjoba u vendosën për përdorimin e telefonit celular, 51 gjoba për parkimin e paligjshëm, dy gjoba për kalimin në semaforë me dritë të kuqe, katër gjoba për mos përdorimin e rripit të sigurimit.
Nga MPB thonë se do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuar dhe ditëve në vazhdim. /SHENJA/





