Gjobiten 126 drejtues automjetesh për tejkalimin e shpejtësisë mbi normat e lejuara

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.05.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi të madhe sesa e lejuara, ku janë sanksionuar të paktën 126 drejtues automjetesh.

Nëntë prej tyre lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.