Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 239 kundërvajtje, prej të cilave njëqin e trembëdhjetë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, pesëmbëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë sanksione për kundërvajtje të clat i kryejnë shoferët e motoçikletave.
Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, dy sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), nëntë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë.




