Gjoba deri në 10 mijë euro për nxënësit që sulmojnë mësuesit në Itali

Nxënësit që sulmojnë mësuesit në Itali rrezikojnë gjoba që variojnë nga 500 deri në 10.000 euro sipas një amendamenti qeveritar të miratuar nga komiteti i kulturës i Senatit të enjten, sipas mediave italiane.

Sulmet ndaj mësuesve janë bërë kryefjalë së fundmi pasi një mësuese mbeti i plagosur lehtë pasi u godit me thikë në shpinë nga një nxënës.

Gjobat do të vendosen ndaj kujtdo që sulmon anëtarët e stafit, drejtuesit apo personelin administrativ në shkollat italiane, thuhet në ndryshimin e projektligjit për vlerësimin e sjelljes së nxënësve.

Gjobat do t’i paguhen shkollës së përfshirë në rast.