Gjithsej pesë persona u plagosën në sulmet e rënda ruse në Ukrainë, ka konfirmuar shërbimi i urgjencës i vendit

Russian servicemen patrol near the Azovstal steel plant in Mariupol, amid the ongoing Russian military action in Ukraine, on June 13, 2022. (Photo by Yuri KADOBNOV / AFP) (Photo by YURI KADOBNOV/AFP via Getty Images)

Tre prej tyre ishin në Kiev, ku përfshihej një vajzë 14-vjeçare, raporton skynews.

Zëdhënësi Oleksandr Khorunzhy tha se dhjetë rajone të Ukrainës u prekën nga sulmet dhe 28 ndërtesa u dëmtuan.

Dhjetë prej tyre ishin objekte infrastrukturore kritike, dhe pjesa tjetër ishin shtëpi private.

“Si rezultat i granatimeve, tre burra, një grua dhe një fëmijë u plagosën”, tha Khorunzhy.

Ai shtoi se të paktën 100 punonjës të urgjencës u përfshinë në aksion – dhe 87 gjeneratorë janë aktualisht në përdorim.