“Gjithmonë ka heshtur politika”, të premten protestë për djegien e spitalit modular në Tetovë

Të premten me fillim nga ora 14:00, duke nisur nga ambienti ku ka qenë spitali i djegur modular, do të organizohet protestë nga familjarët e viktimave të tragjedisë në Tetovë, përcjell TV21. Familjarët thonë se protesta organizohet pa prapavijë politike.

“Ne e kemi ditur se nuk janë vetëm këta 3 persona të përfshirë në spitalin modular, unë gjithmonë e kam cekur se këtu është një zinxhir i madh i kësaj fatkeqësie, por gjithmonë ka heshtur politika e Maqedonisë”, tha mes tjerash një familjarë.