“Gjithçka që kam dashur ishte të luaja këtu në Santiago Bernabeu” – Mbappe flet për Real Madridin e tij

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka dhënë intervistën e tij të parë për mediat spanjolle.  Ajo do të transmetohet në El Objetivo në La Sexta, të drejtuar nga Ana Pastor, më 6 prill.  

Në videot e para të publikuar në rrjetet sociale, Mbappe dëgjohet duke shprehur admirimin e tij të thellë për Real Madridin teksa po ecte nëpër “Santiago Bernabeu”. 

“Gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të luaja këtu në Bernabeu, duke veshur këtë fanellë, me të gjithë që këndonin emrin tim. Të shënoja gola dhe thjesht të isha i lumtur. Fillova si një tifoz i Zizou dhe Galacticos. Është klubi më i mirë në botë, me një atmosferë që asnjë klub tjetër nuk e ka”. 

“Ishte një ëndërr që u kthye në një qëllim dhe tani është bërë realitet”, duke i dhënë meritën prindërve të tij, Fayza dhe Ëilfried, për mbështetjen e tyre.  

“Dua të fitoj trofe, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe gjithçka që mundem me Real Madridin”, nënvizoi ai. 

Mbappe ka reflektuar edhe për famën e tij, duke thënë: “Para se të jem futbollist, jam thjesht një person normal. Unë jetoj jetën, shoh botën përreth meje, kam gjëra që i dua, gjëra që më trishtojnë ose më mërzitin dhe ndaj mendimet e mia bazuar në vlerat që besoj”. 

Ai shprehu mirënjohjen për ngrohtësinë që ka marrë nga populli spanjoll që kur mbërriti verën e kaluar: “Unë jam francez, jo spanjoll, por njerëzit këtu më mbështesin gjithmonë. Unë mund të ndjej dashurinë nga Madridi dhe nga njerëzit në të gjithë Spanjën kur udhëtojmë”. 

 

 

“Mund të shohësh në fytyrën time kur jam i lumtur, dhe tani, jam shumë i lumtur”, dëgjohet Mbappe duke thënë.