Barcelona do të ketë një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kampionëve, kur luan përball Napolit.
Katalanët do të tentojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit për të thyer barazimin 1:1 në ‘San Paolo’.
Para kësaj ndeshje, lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve për Covid-19. Nga të testuarit, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv, transmeton lajmi.net.
Testet janë bërë dje, kurse sot të gjithë kanë marrë dritën e gjelbër.