Garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rreshtuar në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinës.
Teksa gjithçka është gati për pritjen me ceremoni shtetërore të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nga ai kosovar, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.
Rama gjatë vizitës njëditore do të takojë edhe liderët opozitarë të Kosovës si dhe akademikun, Rexhep Qosja.