Në Shtëpinë e Bardhë, marinsat që mbajnë flamuj kanë filluar të rreshtohen përpara mbërritjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Duket se mund të ketë pak akses për shtypin në fillim të drekës së punës me presidentin Dondald Trump, por kjo ende nuk është e sigurt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zelensky ka para vetes punë të vështirë ndërsa përpiqet të marrë mbështetjen e presidentit amerikan për aksesin e Ukrainës në mbrojtjen ajrore të zgjeruar dhe raketat Tomahawk.
Është një tjetër takim që përfshin shumë rrezik për ukrainasit, lidershipi i të cilëve është ende i dëmtuar nga sulmi i shkurtit në Zyrën Ovale ndaj Zelenskyt nga Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance.
Atëherë e akuzuan atë për mosmirënjohje dhe mungesë respekti dhe i ndërprenë përkohësisht mbështetjen për armët dhe inteligjencën.
Marrëdhënia tani duket se është ngrohur përsëri.
Por Ukraina nuk mund të përballojë të rrezikojë asnjë pjesë të mbështetjes së saj nga SHBA. Tani ka një kadencë të re në takimet Trump-Zelensky, pasi presidenti ukrainas ka prirur drejt një taktike respekti.
Nëse ka një moment para kamerave midis dy burrave, prisni “falënderimet” që Trump ka të ngjarë të marrë nga Zelensky.