Gjiganti italian, Inter do ta shesë Lautaro Martinez nëse ka oferta prej 60 milionë euro. Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, por ai mund të largohet në fund të sezonit Sipas ‘ESPN’, ‘Nerazzurrët’ do ta lënë argjentinasin të largohet nëse ka oferta prej 60 milionë për të, transmeton lajmi.net. Lojtari duket i lumtur te Interi, por ata mund ta shesin për të përfituar para nga ai, pasi janë duke u përballur me probleme financiare të vazhdueshme. Lautaro ka 45 paraqitje me gjigantin italian ku ka shënuar 23 gola dhe ka tri asistime.

Real Betisi kërkon të rikthejë në ekip mesfushorin Dani Ceballos.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me Real Madridin deri në sezonin e ardhshëm, por mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Që nga rikthimi në ‘Santiago Bernabeu’, pasi ishte i huazuar te Arsenali, ai nuk ka pasur mjaftueshëm minuta.

Kjo ka bërë që Real Betisi të kërkojë rikthimin e spanjollit në ekip. Sipas ‘AS’ Betisi kërkojnë të ribashkohen me Ceballos, përcjell lajmi.net.

Së fundmi trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është mahnitur me formën e mesfushorit dhe ai mund të qëndrojë edhe më tej në ekip.