Gjesti ‘thumbon’ estradën: Krejt me të vjetra keni mbetur, asgjë nuk ka ndryshe

Reperi i njohur, Gjesti, ka postuar së fundmi një video në InstaStory ku ka bërë një thumb ndaj estradës shqiptare, duke ironizuar mungesën e risive dhe stilit të ri në muzikë dhe performancë.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur. Thash hajt të ndalem mos ka ndonjë stil, po ja nuk ka asgjë ndryshe. E kë duhet të thirrni për këtë punë? Mua. Po normal që mua”, u shpreh ai në video.

Deklarata e Gjestit është e drejtpërdejtë dhe me ironi, duke lënë të kuptohet se i drejtohet kolegëve të estradës, pa specifikuar emra konkretë.

 GjestiFoto: Instagram

Kjo i jep postimit një ton misterioz dhe intrigues për ndjekësit.

Gjesti njihet për stilin e tij të fortë dhe komentet shpeshherë thumbuese ndaj industrisë muzikore shqiptare, duke mos hezituar të shprehë mendimin edhe për kolegët që sipas tij nuk sjellin gjë të re.

Ky postim është një shembull i qartë i karakterit të tij të drejtpërdrejtë dhe i mënyrës se si Gjesti e përdor platformën për të shprehur mendimet pa filtra.

Megjithëse nuk ka dhënë emra konkretë, videoja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për shkak të mesazhit të fortë dhe stilit karakteristik të reperit, duke lënë hapësirë për interpretim dhe diskutim mbi skenën muzikore aktuale. /Telegrafi/