Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme.
Pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të një tragjedie personale, rikthimi i tij ka qenë emocional dhe i ndjerë nga fansat.
Kënga, e publikuar mbrëmjen e së enjtes, është përshëndetur me entuziazëm nga adhuruesit dhe ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë në një kohë shumë të shkurtër.
Foto: Screenshot
Gjesti ka treguar se “Memories” është krijuar me shumë emocion dhe përkushtim, duke kaluar vështirësi të mëdha gjatë procesit të incizimit.
Artistin e ka frymëzuar humbja tragjike e vëllait të tij, duke e bërë projektin jo vetëm një rikthim muzikor, por edhe një mënyrë për të përjetuar dhe ndarë dhimbjen dhe dashurinë për familjen.
Përmes “Memories”, Gjesti tregon një anë të tij më të ndjerë, duke fituar zemrat e fansave që e kanë pritur me padurim rikthimin e tij. /Telegrafi/




