Gjesti i ngrohtë i Granit Xhakës për tifozin pas shtyrjes së ndeshjes Arsenal – Wolves

Premierliga konfirmoi dje se ndeshja e Arsenalit me Wolves më 28 dhjetor ishte shtyrë për shkak të rasteve të COVID-19 në skuadrën e mysafirëve, përcjell lajmi.net.

Tifozët e Arsenalit anembanë globit ishin të zhgënjyer nga lajmet, por ka të ngjarë, që asnjë nuk ishte më shumë se Jack Robinson.

Duke postuar në Twitter, Robinson shpjegoi se për 10-vjetorin e martesës me gruan, kishte vendosur ta sillte në ndeshjen Arsenal – Wolves, nga Amerika.

Me ndërprerjen e lojës, Robinson shpjegoi se mbeti i mërzitur pasi udhëtimi që kishte rezervuar “më shumë se gjashtë muaj” më parë nuk po shkonte siç ishte planifikuar.

Për t’i bërë gjërat edhe më tronditëse, Robinson tha se loja u anulua ndërsa ishte ulur në aeroplan në pritje për t’u ngritur.

 

Megjithatë, historia ka një fund të lumtur, pasi mesfushori i Arsenalit, Xhaka, u fut për të shpëtuar ditën.

Historia e Jack filloi të merrte shumë vëmendje në Twitter, aq sa u shfaq në radarin e ish-kapitenit të Topçinjve, Xhaka.

Reprezentuesi zviceran nuk donte që udhëtimi i Jack të shkonte kot, kështu që i ofroi tifozëve të Arsenalit bileta për ndeshjen e Manchester City më 1 janar.

 

Xhaka kontaktoi Jackin në Instagram, i ofroi bileta për ndeshjen e radhës të Arsenalit, në mënyrë që udhëtimi nëpër pellg të mos shkonte plotësisht dëm.

Megjithatë, Jack dhe gruaja nuk do të shkojnë në lojë vetëm si tifozë të rregullt, pasi Xhaka dëshiron ta sjellë çiftin në stadiumin “Emirates” si mysafirët e tij specialë.

Dhe pa ofendim për Wolves, por marrja e mundësisë për të parë skuadrën tuaj të presë kampionët e Premierligës në ditën e Vitit të Ri do të thotë se Jack ka të ngjarë të jetë mjaft i kënaqur me mënyrën se si dolën gjërat.

Kjo shihet nga postimi i tij i fundit në Twitter, ku Robinson e quajti Xhakën “hero”.