Hafiz Elmaz ef.Qamili, hoxha i Porojit, i cili njihet për atdhedashurinë dhe dijen e tij të cilat i vuri në shërbim të popullit, la gjurmë të mëdha në themelimin e Universitetit të Tetovës. Hoxha i nderuar duke u nisur nga parimet Kur’anore, tregoi urtësi, tolerancë e respekt për gjuhën dhe shkollën shqipe.
Në 17 shkurt të vitit 1994, në mektebin e xhamisë së fshatit Poroj u mbajtën ligjëratat e para të studentëve të Universitetit të Tetovës, ajo ditë ishte ditë e Xhuma, para se të fillon ligjërata e ditës së Xhuma Hafiz Elmaz ef. Qamili si Imam në Xhamin e fshatit Poroj ju drejtua popullatës së tubuar me fjalët:
“Sot namazin e Xhumasë do ta falim jashta xhamisë në mbrojtje të shkollimit , universitetit dhe studentëve”, me këtë mesazh që ia drejtoi xhematit të tubuar në Xhami të gjithë dolën jashtë Xhamisë në përkrahje të popullatës së tubuar për të mbrojtur studentët që po sa kishin filluar ligjëratën e parë në UT.