Parlamenti gjerman (Bundestagu) ka miratuar një ligj të ri që rrit përgjegjësinë ligjore të kompanive që ofrojnë me qira skuterë elektrikë, pas shtimit të ndjeshëm të aksidenteve me këto mjete.
Sipas ligjit, kompanitë do të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara në rastet kur personi që ka shkaktuar aksidentin nuk mund të identifikohet ose nuk mund të mbahet ligjërisht përgjegjës, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshimet përfshijnë edhe rastet kur aksidentet shkaktohen nga skuterët e parkuar në mënyrë të rrezikshme.
Viktimat nuk do të kenë më nevojë të provojnë se mjeti është lënë gabimisht për të kërkuar dëmshpërblim.
Vendimi vjen pas rritjes së numrit të aksidenteve me skuterë elektrikë në Gjermani, të cilat janë shtuar nga rreth 5.900 raste në vitin 2020 në afro 12.500 gjatë vitit 2024.



