Gjermania shënon rekord viktimash ditore nga virusi

Me 1.188 viktima brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Gjermani shënohet shifra më e lartë vdekjeve ditore në vend që nga fillimi i pandemisë. Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Gjermani i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, thuhet se me 1.244 vdekjet në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 43.881, ndërsa me 25.164 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 1.978.590.
Sipas të dhënave nga autoritetet gjermane, sot është shënuar “shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë”.
Deri më tani shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga COVID-19 në vend ishte shënuar më 8 janar me 1.188 humbje jete.Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 5.185 prej të cilëve 2.970 janë të intubuar. Ndërkohë, në vend deri më tani janë vaksinuar kundër COVID-19 deri në 750 mijë persona.