Gjermania regjistron 782 raste të reja me COVID-19

Gjermania ka regjistruar 782 raste të reja me COVID-19.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 782 në 246.948, treguan të premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi dy vdekje të lidhura me koronavirusin.