Gjermania propozon shtyrjen e tubimeve të mëdha

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u ka propozuar sot organizatorëve të ngjarjeve që të shtyhen tubimet me më shumë se 1.000 njerëz për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Spahn tha për agjencinë e lajmeve DPA se ai beson se ka shumë ngjarje sportive, koncerte dhe panaire në periudhën e ardhshme.

“Jam i vetëdijshëm për pasojat që do të ketë për qytetarët dhe organizatorët. Ne do të diskutojmë brenda ditëve në vijim se si do të merremi me pasojat ekonomike “, tha ai.

Partitë politike gjermane në qeveri do të takohen sonte për të diskutuar mbi disa masa, përfshirë kreditë për të kapërcyer krizën dhe shtyrjet e mundshme tatimore për sektorë të caktuar si turizmi dhe hoteleria.