Në deklaratën e tij hyrëse, teksa mbërriti në selinë e NATO-s në Bruksel, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, ka deklaruar se Gjermania do t’i dërgojë ndihma të reja ushtarake Ukrainës, transmeton The Guardian.
Gjermania do të ofrojë edhe katër sisteme mbrojtjeje ajrore IRIS-T së bashku me raketat përkatëse, si dhe 30 raketa shtesë për sistemet Patriot. Ai ka thënë se liderët do të “diskutojnë” po ashtu mbi kërkesën e Ukrainës për të prodhuar raketa.
Ai u pyet nga gazetarët për planet e zhvillimit të një force paqeruajtëse që mund të përfshijë trupa evropiane në Ukrainë, por ka shtuar se nuk dëshiron të deklarohet publikisht rreth kësaj çështjeje.
“Ne do të gjejmë një mënyrë për të shkuar atje ku duhet, por deri atëherë, do të ishte më mirë ta diskutojmë këtë brenda nesh sesa publikisht”, ka thënë Pistorius.