Gjermania merr 10 milionë maska nga Kina

Gjermania mori sot një dërgesë prej 10 milionë maska për fytyrën nga Kina.
Avioni më i madh i ngarkesave në botë, Antonov AN-225 – i drejtuar nga ushtria gjermane – u nis me dërgesën në aeroportin e Leipzig.

Dy fluturime të mëtutjeshme të përcaktuara nga ushtria gjermane pritet të sjellin edhe 15 milionë maska të tjera.

Pothuajse të gjitha shtetet gjermane tani kërkojnë që qytetarët të bartin maska për fytyrën në situata të ndryshme në të gjithë vendin.