Gjermania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka mirëpritur aplikim e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Rohde vlerëson se Kosova i takon Këshillit të Evropës teksa uron gjithë të mirat në procesin e anëtarësimit, njofton Klankosova.tv.

“Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, në familjen që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në procesin e aplikimit për anëtarësim”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Kujtojmë se edhe grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria gjermane mbështetje aktive për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.