Gjermania masa të reja për shtetasit e Maqedonisë nga 16 janari

Maqedonia e Veriut   sërish është një zonë me rrezik të lartë për Gjermaninë.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Gjermane në faqen e saj në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë, autoritetet gjermane nga 16 janari i këtij viti do të vendosin rregullat e reja për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kushtet janë të shënuara saktësisht në një link të publikuar nga ambasada.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është sërish një zonë me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19!

Qeveria Federale, duke filluar nga data 16.01.2022 (00.00), e ka klasifikuar Maqedoninë e Veriut si zonë me rrezik të lartë të infektimit me Covid-19.

Prandaj, ju lutemi të informoheni në linkun e mëposhtëm për rregullat e reja për hyrje në Gjermani:

https://skopje.diplo.de/mk-mk/service/visa-einreise/-/2443282

  1. Personat  nga mosha 6 vjeç gjatë hyrjes në Gjermani parimisht duhet të posedojnë një rezultat negativ të testit, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit, pavarësisht nga lloji i transportit dhe pavarësisht nëse më herët kanë qëndruar në një zonë me rrezik të lartë ose zonë të varianteve të virusit. Në parim, testet e kovidit (testet e antigjenit ose testet PCR) nuk duhet të jenë më të vjetra se 48 orë në momentin (e planifikuar) të hyrjes. Dëshmitë  mund të kërkohen gjatë udhëtimit drejt Gjermanisë nga Policia federale ose nga autoriteti përgjegjës. Udhëtarët me aeroplan, dëshmitë në fjalë duhet t’i paraqesin transportuesit madje para nisjes. Detyrimi për paraqitjen e dëshmisë lidhur me Kovidin vlen edhe për udhëtarët me aeroplan që vetëm transferohen në një aeroport në Gjermani. Kjo vlen gjithashtu edhe për udhëtimin tranzit në vendet jashtë zonës së Schengen-it, nga ose drejt vendeve të treta jashtë BE-së, si dhe për udhëtimin tranzit nga ose drejt vendeve të zonës së Schengen-it.

    Për informacione më të detajuara Ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

    Personat mbi 6 vjeç që kanë marrë një vaksinë të aprovuar në Gjermani (shih listën e Institutit Paul- Ehrlich) dhe janë plotësisht të vaksinuar, lejohen të hyjnë në Gjermani për të gjitha qëllimet e udhëtimit, me kusht që të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i fundit i nevojshëm. Fëmijët nën 6 vjeç mund të udhëtojnë me të paktën një prind plotësisht të vaksinuar, edhe nëse fëmijët nuk janë të vaksinuar.

    Të gjithë personat e tjerë që nuk janë të vaksinuar mund të hyjnë në Gjermani vetëm nëse udhëtimi është absolutisht i nevojshëm, dhe duke marrë parasysh detyrimet për të siguruar dëshmi dhe karantinë,  të përshkruara më sipër. Vendimi për lejen e hyrjes merret nga policia kufitare përkatëse. Ambasada nuk mund të merr vendime individuale në këtë drejtim.

    Informacione plotësuese mund të gjeni në faqen e internetit të Ministrisë Federale për Punë të Brendshme.

  2. Informohuni lidhur me kufizimet akutale që zbatohen në jetën publike në Gjermani
    Në shumë vende në Gjermani aktualisht ka kufizime në jetën publike, pjesërisht në varësi të situatës epidemiologjike lokale, e cila mund të ndryshojë në çdo kohë. Qeveria federale dhe Landet federale kanë vendosur që qasje, ndër të tjera, në akomodime (veçanërisht hotele), ambiente gastronomike (restorante, bare, klube, etj.) si edhe në aktivitete të kohës së lirë, kulturore dhe sportive, të kenë vetëm personat me dëshmi vaksinimi ose shërimi (“Rregullorja 2G”), gjegjësisht dëshmi plotësuese të testimit (“2G plus”) dhe mund të ndërmarrin edhe kufizime të mëtejshme. Në parim, Gjermania njeh vetëm vaksinat dhe prodhimet e licencuara, të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Përveç kësaj, pjesërishtpranohen vetëm certifikatat dixhitale të BE-së për kovidin  dhe certifikatat ekuivalente (certifikatat e vlefshme nga Maqedonia e Veriut njihen nga BE-ja si ekuivalente). Kjo do të thotë se qasja/pjesëmarrja në shumë raste në vende dhe ngjarje të caktuara me certifikata të tjera të huaja (fizike ose dixhitale) nuk është e mundur. Andaj, para se të udhëtoni në Gjermani, Ju lutemi informohuni nëse udhëtimi Juaj dhe aktivitetet e planifikuara gjatë udhëtimit janë vërtetë të realizueshme. Informacione lidhur me kufizimet e përmendura mund të gjeni në faqet e internetit të Landit federal në të cilin dëdhironi të udhëtoni. Ambasadat Gjermane në këtë drejtim nuk mund të marrin asnjë përgjegjësi apo të japin ndonjë këshillë.

  3. Informohuni lidhur me kufizimet aktuale për udhëtim në vende tjera të Evropës
    Para udhëtimit të mundshëm në një shtet tjetër të BE-së, në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji ose Zvicër, Ju lutemi të informoheni tek autoritetet përkatëse lidhur me kufizimet për udhëtim në këto shtete. Ekziston mundësia që t’Ju lejohet hyrja në Gjermani, por jo edhe në shtetet tjera në fjalë (madje ndoshta as për udhëtim tranzit për në Gjermani).

Ambasada gjermane apelon që të respektohen këto kushte dhe të mos udhëtohet pa plotësimin e tyre.(INA)