Gjermania i konfirmon 86 vdekje e mbi 4 mijë raste të reja të koronavirusit për 24 orë

Kështu, numri i personave të infektuar ka shkuar në 22 mijë e 672 nga 18 mijë e 610 sa ishte të dielën. U rritë edhe numri i vdekjeve, sepse të dielën u raportuan 55 raste fatale, ndërsa sot 86, shkruan “The Guardian”.

Gjermania është një ndër shtetet evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus, por befasisht me një ndër përqindjet më të vogla të vdekjeve në krahasim me infektimet dhe numrin e popullsisë.

Vendi fqinj i Gjermanisë, Polonia, ka thënë se nuk mund ta përjashtojë marrjen e masave shtesë për t’ua kufizuar lirinë e lëvizjes qytetarëve me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit.

Ky shtet tashmë i ka mbyllur shkollat, kinematë dhe teatrot si dhe i ka kufizuar tubimet publike në më së shumti 50 persona në një vend, transmeton Gazeta Express. Polonia i ka mbyllur kufijtë për të huajt dhe i ka këshilluar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.