Gjermania drejt bllokimit, përkeqësohet situata e C0 VID

Gjermania do të mbyllë shumicën e dyqaneve nga e Mërkura deri më 10 Janar, duke forcuar kështu kufizimet për shkak të situatës së koronavirusit , në një përpjekje për të shmangur një katastrofe shëndetësore.

“Është një nevojë urgjente për të marrë masa“, u shpreh Kandelarja Angela Merkel pas një takimi me udhëheqësit e 16 shteteve federale të vendit.

Sipas marrëveshjes, vetëm dyqanet thelbësore të tilla si supermarkete, farmaci dhe banka do të qëndrojnë të hapura.

Shkollat ​​gjithashtu do të mbyllen dhe të gjithë punëtorëve që mund të punojnë nga sgtëpia do t’u kërkohet të bëjnë një gjë të tillë.

Po ashtu sipas kufizimeve të reja do të ndalohet shitja e fishekzjarrëve përpara natës së Vitit të Ri. Këto kufizime kanë ardhur për shkak se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 20,200 ditën e fundit duke shkuar 1,320,716 që nga fillimi i pandemisë. Edhe numri i vdekjeve vijon të jetë i lartë, pasi raportohet 21,787 humbje jete./tvklan.al