Gjermani, shkon në 50 mijë numri i viktimave nga Co vid

Mbi 50,000 njerëz kanë vdekur pas infektimit me koronavirus në Gjermani – shifër kjo që është rritur me shpejtësi gjatë javëve të fundit.

Instituti Robert Koch për kontrollin e sëmundjeve tha të premten se 859 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, të cilat e çojnë në 50,642 numrin total të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar.

Gjermania ka pasur një numër relativisht të vogël të viktimave në fazën e parë të pandemisë, por kjo ka ndryshuar këtë dimër.

Qindra vdekje, nganjëherë edhe mbi 1,000 janë raportuar në ditë, në vendin me 83 milionë banorë.

Në mesin e vendeve të tjera evropiane, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja – që të gjitha kanë popullsi më të vogël se Gjermania – kanë shifra më të larta të viktimave.