Gjermani, piku i infektimit me koronavirus pritet në muajin qershor

Piku i infektimit me koronavirus në Gjermani mund të pritet madje në qershor, kanë vlerësuar shkencëtarët e Universitetit “Johanes Gutenberg” në Majnc dhe të Universitetit në Hamburg.

Gjatë pikut të krizës me koronavirus njëkohësisht mund të infektohen rreth 1,3 milionë persona, pohojnë shkencëtarët.

Përfundimi i epidemisë në Gjermani pritet madje në gusht.

Ministrat e punëve të brendshme të shtete federal dhe të krahinave, përmes në video konferencë, janë harmonizuar në lirinë e lëvizjes dhe të kontakteve duhet të mbesin në fuqi.

Siç bëri të ditur qeveria e krahinës Tringija, ata kan. theksuar se masat duhet në mënyrë konsekuente të zbatohen.

Kryesuesi me konferencën e ministrave të punëve të brendshme, ministri i Tiringisë, Geirg Majer, ka thënë se masat e ndërmarra fillimisht duhet të fillojnë të veprojnë dhe të hapin rezultate.

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Zehov u bëri apel qytetarëve t’u përmbahen masave të vendosura sepse ato shpëtojnë jetë njerëzish.