Gjermani, kërkohet me ligj të mbrohet e drejta e punës nga shtëpia edhe pas pandemisë

Ministri gjerman i Punës Hubertus Hajl paralajmëroi se do të propozojë ligj me të cilin do të mbrohet e drejta e punës nga shtëpia edhe pas përfundimit të pandemisë me Kovid 19, nëse ekzistojnë kushte teknike për këtë.

“Mundësinë të punojë nga shtëpia duhet ta ketë secili që dëshiron dhe të cilit puna ia lejon këtë edhe pas përfundimit të pandemisë me koronavirusin. Duam të mundësojmë punë nga shtëpia në masë të madhe, jo me forcë”, ka thënë Hajl.

Ai shtoi se njerëzit mund të kenë mundësi të zgjedhin nëse vazhdimisht do të punojnë nga shtëpia apo njëherë ose dy në javë.
Hajl potencoi se gjatë vjeshtës do të tentoj të veproj në miratimin e një ligji të tillë.

Në Gjermani sipas vlerësimeve të para numri i atyre që punojnë nga shtëpia u rrit nga 12 në 25 për qind (rreth tetë milionë njerëz) gjatë pandemisë me Kovid 19.

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), anëtarë i së cilës është edhe Hajl, që në dhjetor, para pandemisë kërkoi të vendoset e drejta e punës nga shtëpia. Por propozimi u refuzua nga Konfederata e shoqatave të punëdhënësve gjerman.