Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Kosova nuk do të ndalet asnjë herë së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet që Serbia ka kryer mbi popullatën civile.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka kujtuar edhe të pagjeturit si dhe ka bërë homazhe në varrezat e të masakruarve në Meje dhe Korenicë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Nuk rreshtim së kërkuari. I kujtojmë çdo ditë. Na mungojnë çdo festë e gëzim.
Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre. E nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë.
Me qindra jetë të humbura e të martirizuara vetëm pse ishin shqiptarë. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin e tyre.
Kurrë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi.