Gjermani: 48-vjeçari nga Kosova vret kunatën dhe plagos rëndë vëllain e tij

Të shtunën në mbrëmje një krim i rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij 38-vjeç.Gruaja 33-vjeçare, raportohet se vdiq rrugës për në spital.Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit.Mediat gjermane raportojnë se i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllaun me të gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit.48-vjeçari kishte tentuar të hyj brenda banesës, por nuk ishte lënë nga i vëllai.Më pas ai u kthye dhe mori armën me të cilin edhe bëri aktin tragjik.