Gjermani, 296 viktima dhe mbi 25 mijë raste të reja me virus

Sipas Instituti Robert Koch (RKI), 25.464 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Gjermani, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 2.956.356.

Gjithashtu, me 296 vdekjet e reja, numri total i viktimave është rritur në 78.003.

Për shkak të COVID-19 ndodhen nën trajtim 4.474 të sëmurë, prej të cilëve 2.530 janë të intubuar.

Pas një takimi më 22 mars që zhvilloi nëpërmjet video-konferencës me kryeministrat e rajoneve, kancelarja gjermane, Angela Merkel, me arsyen e rritjes së numrit të rasteve të reja në vend, kryesisht të llojeve COVID-19 që kanë pësuar mutacione, njoftoi zgjatjen deri më 18 prill të afatit të masave i cili ishte i vlefshëm deri më 28 mars.