Gjendje krize në një pjesë të perëndimit të vendit, të hënën takim i Këshillit të Sigurisë

Gjendje krize dje është shpallur në Dibër dhe në Qendrën Zhupa pasi u konfirmuan edhe katër raste të koronavirusit nga këto rajone. Të hënën tek presidenti Stevo Pendarovski do të mbahet takim të Këshillit të Sigurisë në të cilin, përveç përbërjes së përhershme, janë ftuar ministri i Shëndetësisë dhe shefi i SHM-së së Armatës.

Në seancën e Këshillit të sigurisë, siç paralajmëroi Pendarovski në konferencë për shtyp, do të shqyrtohen opsionet eventuale për përballje me rrezikun nga përhapja e koronavirusit. Sipas tij, në krahasim me rezervate e mallrave nuk ka hapësirë për shqetësim dhe potencoi se ka rezerva të mjaftueshme edhe nëse ndërlikohet situata me koronavirusin.

“Të gjitha masat të cilat institucionet kompetente i propozojnë do të jenë pa efekt nëse nuk vijnë deri tek ata për të cilët janë dedikuar, do të thotë qytetarët dhe në këtë pjesë mediumet kanë rol të dyfishtë dhe vetë si qytetarë të këtij vendi të përmbahen ndaj tyre, megjithatë edhe të apeloni deri tek të tjerët t’u përmbahen masave”, ka thënë Pendarovski duke theksuar se Kabineti i tij tani më i ka reduktuar në minimum të gjitha aktivitetet edhe në planin vendore dhe në atë ndërkombëtar.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski megjithatë informoi se në konsultim me ekipin e mjekëve dhe anëtarëve të komisionit për shëndetësi të VMRO-DPMNE-së, si dhe ekipin mjekësor kanë përpunuar edhe një seri masa antikrizë për mbrojtjen e qytetarëve dhe ndihmë të biznesin, por propozoi menjëherë të shpallet gjendje krize në tërë territorin e shtetit.

Ai porositi që të informohen vetëm nga burimet zyrtare, që të pengohet përhapja e epidemisë së lajmeve të rrejshme.

Sipas Ligjit për Menaxhim me kriza, Qeveria solli vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës, e përcakton zonën e prekur me gjendjen e krizës dhe në mënyrë adekuate në këtë i aktivizon mekanizmat për zgjidhjen e gjendjes së krizës. vendimi për ekzistimin e gjendjes së krizës nuk mund të zgjatë më gjatë se 30 ditë. Nëse gjendja e krizës vazhdon të zgjasë më shumë se 30 ditë, Qeveria duhet të kërkojë miratim nga Kuvendi për vazhdim të afatit apo të propozojë shpallje të gjendjes së luftës apo të jashtëzakonshme.

Në rast të gjendjes së krizës mund të përdoren edhe resurset e ndërmarrjeve publike, institucionet dhe shërbimet, si dhe të shoqatave tregtare të cilat janë me rëndësi të posaçme për punë në gjendje krize, në pajtim me ligjin. Pas kërkesës së Qeverisë, në bazë të marrëveshje të arritur me Qendrën apo vullnetarisht, mund të përdoren edhe resurset e qytetarëve dhe personave të tjerë juridik të cilët nuk janë të përfshirë me paragrafin 1 nga ky nen.

Sipas Ligjit, në nenin 35 parashihet mundësi që edhe një pjesë e Armata në mbështetje të policisë në kushte kur me gjendjen e krizës rrezikohet siguria e vendit, ndërsa organet e administratës shtetërore nuk kanë resurse adekuate dhe mjete për parandalimin dhe përballjen me të. Propozim në Qeveri për nevojë për pjesëmarrje të një pjese të Armatës, në pajtim me Kontrollin strategjik mbrojtës jep Komiteti menaxhues. Presidenti në çdo kohë mund ta rivlerësojë nevojën për pjesëmarrje të një pjese të Armatës. Mënyra e pjesëmarrjes së një pjese të Armatës në gjendje krize rregullohet me rregullën të cilën e sjellë presidenti.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, udhëtimi deri tek dhe nga vendet me përqindje të madhe të të infektuarve do të ndalohet, shkollat dhe universitetet do të mbyllen, ndërsa policisë do t’i lejohet të intervenojë që t’i izolojë personat e infektuar.