Gjendja shëndetësore e 5 të infektuarve me koronavirus është stabile

“Nuk kanë nevojë për terapi shtesë, përveç atyre që merren, ky i moshuari 77 vjeçar herë pas here ka nevojë për oksigjen. Ndërkaq, 4 personat tjerë nuk kanë nevojë në këto momente për terapi shtesë dhe oksigjen”, tha Krasniqi për RTV21. Deri tani në Kosovë pesë raste janë konfirmuar me koronavirus.

Më 13 mars komuna e Vitisë dhe Klinës janë vendosur në karantinë, ndërsa mbrëmë edhe komuna e Malishevës.