Gjendja në pikat kufitare pas hapjes së Merdares

Policia e Kosovës sot njoftoi se është hapur pika kufitare në Merdarë, pasi e njëjta u mbyll të mërkurën si pasojë e vendosje së barrikadave në anën serbe të kufirit.

Pas hapjes së Merdarës, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka përditësuar të dhënat.

Në tabelën më poshtë shihet se në Merdarë fluksi i personave në hyrje dhe dalje është 3-5 minuta.

Pavarësisht hapjes së Merdarës, Bërnjaku dhe Jarinja po vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të barrikadave.