Gjendja e rrugëve në Maqedoni, nuk ka ndalesa në pikat kufitare

Water flowing along the street curb during heavy rain. Close up of splashing raindrops and air bubbles.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në aksin rrugor Makedonska Kamenicë – Dellçevë (A3), dy kilometra para Dellçevës, komunikacioni është rikahëzuar përmes Vinicës dhe Smojmirovës. Në vendngjarje është vendosur sinjalistika adekuate e komunikacionit.

Për shkak të punimeve ndërtimore (rindërtimi i rrugës) në rrugën Podmolje – Ohër në rrugën magjistrale A3, komunikacioni do të rikahëzohet përmes rrugës rajonale R-1208. Punimet kanë nisur në datën 09.06.2023 dhe në vendngjarje do të vendoset sinjalistika përkatëse e trafikut.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.