Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit

Pas disa ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i mërgimtarit 33-vjeçar, i cili ishte hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit.

Trupi është lokalizuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit, përfshirë edhe njësitë e zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët ishin angazhuar në operacionin humanitar që prej ditës kur u raportua rasti.

Ai dyshohet se kërceu nga ura më 27.07.2025 dhe nuk doli më nga uji.

Lajmi në përditësim…