Gjendet trupi i 30 vjeçarit në pendën e Likovës

Pas 5 ditëve kërkime, sot është gjetur trupi i 30 vjeçarit i cili ditë më parë u zhduk në pendën e Likovës.

Këtë e bëri të ditur, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

“Pas 5 ditë kërkime, forcat speciale të armatës ‘Ujqërit’ dhe të njesisë speciale “Tigrat’, arritën ta gjejnë trupin e 30 vjeçarit”, tha Angellov.