Gjendet një mjet shpërthyes në motorin e një autobusi në Komoran

Një mjet shpërthyes është gjetur tek motori i një autobusi në fshatin Komoran të Drenasit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin shpërthyes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.