Gjendet makina e vjedhur e Inspektoriatit të Mjedisit Jetësor

Vetura e cila dje u regjistrua ne buletinin e policisë si e vjedhur është gjetur gjatë ditës së sotme. Fillimisht policët veturën e kanë ndaluar në fshatin Kamjan te Komunës së Bogovinës por pasi adoleshenti që drejtonte makinën nuk iu pergjigj urdhërit të policëve, patrulla e SPB Tetovë është vënë në ndjekje të saj. Vetura është ndaluar në fshatin Reçicë pasi e njejta ka aksidentuar edhe 4 makina tjera në tentim për të ikur. Ne aksident ka edhe policë të lënduar. Ne momentin e kapjes nga policët në makinë janë identifikuar 4 persona nën moshën 18 vjeçe.

Vetura e vjedhur ditë më parë dyshohet të jetë makinë zyrtare e Inspektoriatit të Mjedisit Jetësor. Per momentin në vendngjarje janë duke u kryer hetimet, ndërsa për informata më të detajuara nga sektori i MPB paralajmrojnë për ditën e nesërme. /Alsat.mk