Gjendet i vdekur një afgan në rajonin e Demir Kapisë

Në fshatin Dren, të Demir Kapisë, dje rreth orës 8 ishte gjetur i vdekur Sh.U. (24) nga Afganistani, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Vdekja me lëndime të dukshme në trup është konstatuar nga ekipi i Ndihmës Urgjente Mjekësore, ndërsa pas mbikëqyrjes së bërë dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi ishte dërguar për autopsi.