Gjendet e vdekur një grua në Shkup

Siç njoftojnë nga MPB, dje nga Ndihma e Shpejtë është raportuar se në një shtëpi në Kisella Vodë të Shkupit është gjetur një grua e vdekur.
Bëhet fjalë për N.A.L e moshës 43 vjeçare nga Shkupi, njofton Telegrafi.
Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është vërtetuar vdekja.
Po ashtu është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.