Mbrëmë, në orën 01:45, është raportuar se në liqenin e Parkut të Qytetit në Strumicë është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.
Lajmi është konfirmuar për MIA-n nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Strumicë. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë menjëherë prokurori publik dhe zyrtarë policorë, të cilët kanë kryer këqyrjen.
Trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion në Mjekësinë Ligjore, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se më shumë detaje lidhur me rastin do të bëhen të ditura gjatë ditës.






