Gjendet drogë në afërsi të Burgut të Shutkës

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur, se në afërsi të Burgut të Shkupit (Shutkës) është gjetur drogë, përcjell TV21.

“Më datë 12.04.2023, në ora 20.40, në SPB Shkup, nga Burgu i Shkupit është denoncuar se në afërsi të objektet është gjetur marihuanë. Policët kanë kryer kontroll dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftim.